Gjatë dy javëve të fundit, doganjerët zbuluan emigrantë dhe parandaluan disa përpjekje për kontrabandim  mallra të ndryshme, ku u konfiskuan devize, autopjesë, veshje, thika të kuzhinës dhe falsifikime.

Përkohësisht janë konfiskuar:

Devize

- 4,000 euro dhe 6,000 franga zvicërane, të zbuluara në dy raste të veçanta, gjatë kontrollit personal të katër udhëtarëve në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Në rastin e parë, në dalje nga vendi është paraqitur një makinë gjermane me të cilin udhëtonin dy  shtetas gjerman. Në pyetjen e doganjerëve, të dy udhëtarët  deklaruan se me vete bartin nga rreth 3.500 euro, por gjatë  kontrollit personal, në çantën e dorës të pasagjerit u gjetën 14,000 euro  për të cilat ai nuk posedonte asnjë dokument origjine ose konfirmim për deklarimin e të hollave gjatë hyrjes në vend. Sipas rregulloreve ligjore, udhëtarit iu kthyen 10,000 euro, një shumë që një jorezident mund lirisht të bart jasht shtetit, ndërsa 4,000 euro iu konfiskuan përkohësisht.

Në rastin e dytë, në hyrje në vend është paraqitur një automjet maqedonas me të cilin udhëtonin dy shtetas maqedonas. Në pyetjen e doganjerëve, të dy udhëtarët deklaruan se nuk kishin asgjë për të paraqitur për kontroll doganor, por gjatë një kontrollit personal, në disa plikoa dhe një koletë të vendosura brenda një çante janë gjetur 18.100 franga Zvicerane dhe 10,000 Euro. Sipas rregulloreve ligjore, udhëtarëve iu kthyen devize në shumë prej 10,000 euro, një shumë që mund lirisht të futet në vend, përderisa  6.000 franga zvicërane u konfiskuan përkohësisht.

Në të dy rastet, për veprat e kryera janë dërguar kërkesa për ngritje të padis penale.

Thika

- 106 thika kuzhine,  me vlerë rreth 470 mijë denarë, të zbuluara në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë një kontrolli të valixheve të një shtetasi turk, i cili mbërriti me fluturim nga Stambolli. Thikat e padeklaruara përkohësisht u konfiskuan dhe kundër udhëtarit do të ngrihet padi për kundërvajtje.

Pjesë për automjete motorike

- 15 copë pjesë për automjete dhe motoçikleta (pirunë, stabilizues dhe pjesë gome për Alfa Romeo dhe sisteme fryrëse për motoçikleta YASUNI dhe POLINI), të gjetura gjatë kontrollit të një makine bullgare, të drejtuar nga  shtetas maqedonas I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitarë Tabanovce-autostradë. Produktet e padeklaruara, të gjetura në kuti kartoni të vendosura në bagazhin e automjetit të mbuluara me valixhe, përkohësisht janë konfiskuar, dhe kundër shoferit do të ngrihet procedurë e duhur.

- 8 rrota alumini të përdorura,  të gjetura gjatë kontrollit të një kamioni maqedonas I drejtuar nga shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar  Novo Sellë. Produktet e padeklaruara, të gjetura në zonën për paleta të kaminonit, përkohësisht janë konfiskuar, dhe kundër shoferit do të ngrihet procedure e duhur.

- 1 testues për turbina të automjeteve dhe 1 kabllo për të njëjtin, të markës Actuator Tester programmable, të zbuluara në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një valixhe të një shtetasi maqedonas që mbërriti me fluturim nga Londra. Udhëtari fillimisht deklaroi se pajisja ishte blerë në Maqedoni dhe nuk e dinte që  duhej ta raportonte gjatë daljes nga vendi por gjatë kontrollit të çantës së tij personale është gjetur faturë në vlerë prej 2.700 funta britanike. Produktet e padeklaruara përkohësisht janë konfiskuar dhe kundër udhëtarit do të ngrihet padi penale.

Veshje

- 57 pjesë të veshjeve të grave (xhaketa, pallto, bluza dhe triko), të zbuluara gjatë kontrollit të një makine maqedonase, me të cilën për hyrje në vend në vendkalimin kufitarë Bogorodicë, janë paraqitur katër shtetas maqedonas. Produktet e padeklaruara, të gjetura në 7 qese najloni, të vendosura në çati të bagazhit dhe pas ulëseve të mesme, janë konfiskuar përkohësisht, dhe kundër shoferit I cili është paraqitur si pronar, do të ngrihet procedure e duhur.

- 54 palë tuta, të gjetura gjatë kontrollit të një autobusi maqedonas I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë. Mallrat e padeklaruara, të gjetura në tualetin e autobusit, përkohësisht janë konfiskuar, dhe kundër pasagjerit I cili është paraqitur si pronar,  është ngritur padi për kundërvajtje.

Mallra për të cilat dyshohet se shkelin të  drejtat e pronësisë intelektuale

- 60 lodra pelushi që mbajnë logon e markave tregtare të mbrojtura, të zbuluara nga ana e  ekipeve mobile doganore, gjatë kontrollit të mallrave të ndryshme me origjinë nga Kina, të destinuara për firmën importues Floris Doo nga Koçani, të paraqitur për doganim importues në njësinë doganore të Gjevgjelisë. Për shkak të dyshimeve se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, produktet përkohësisht janë konfiskuar dhe në përputhje me rregullat ligjore do të fillohet një procedurë për të vërtetuar origjinalitetin e tyre.

Emigrantë

Ekipet mobile doganore, në dy raste të veçanta, zbuluan  47 emigrantë ilegalë.

Në rastin e parë, në autostradën Veles- Shkup, për kontroll është ndaluar një kamion maqedonas  i drejtuar nga shtetas maqedonas,  në rimorkion e së cilit u gjetën 45 emigrantë ilegalë pa dokumente identifikimi.

Në rastin e dytë, gjithashtu në autostradën Veles - Shkup, janë vërejtur dy emigrantë ilegalë të cilët këmbas janë parë duke ecur në drejtim për  në Veles. Emigrantët nuk posedonin dokumente identifikimi, por sipas deklarimit të tyre bëhet fjalë për shtetas të Pakistanit.

Në të dy rastet emigrantët iu dorëzuan Ministrisë së punëve të Brendshme për procedurë të mëtejshme.

Devizi, Bogorodica (1)
Devizi, Bogorodica (1)
Devizi, Bogorodica
Devizi, Bogorodica
Migranti, mobilna
Migranti, mobilna
Nozevi, Aerodrom SK
Nozevi, Aerodrom SK
Obleka, Bogorodica
Obleka, Bogorodica
Obleka,mobilna
Obleka,mobilna
Tester, Aerodrom SK
Tester, Aerodrom SK
Trenerki, Blace
Trenerki, Blace
Upotrebuvani gumi,Novo Selo
Upotrebuvani gumi,Novo Selo
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9