Tanasoski: Mbetemi të përkushtuar në zbatimin e standardeve të Organizatës Botërore të Doganave dhe krijimin e kushteve më të mira në punën doganore dhe tregtinë ndërkufitare

Shkup, 22.10.2019 - Sot, në organizim të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, filloi konferenca tre-ditore PIKARD e Organizatës Botërore të Doganave. Konferencën e hapi Presidenti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili në fjalimine tij deklaroi se Qeveria vendosi të ecë përpara në bashkëpunim me fqinjët e saj dhe me të gjitha vendet. I pranoi përfitimet e tregtisë së lirë dhe në vend që të marrë kontrollin, Qeveria mbështet mendimin se gjithëpërfshirja ndërkombëtare është shumë më e fortë se sa të qëndrosh mënjanë. Kryeministri gjithashtu theksoi se modernizimi i drejtorisë Doganore duhet të kontribuojë në zhvillimin e mjedisit të tregtisë së jashtme. Ai njoftoi se nga 1 janari 2020 punët e eksportit duhet të jenë plotësisht pa letër, dhe kontrollet e përbashkëta doganore me Serbinë dhe së shpejti me Shqipërinë, sipas tij, do të kontribuojnë në integrimin më të madh të ekonomisë maqedonase.

"Gjatë tre viteve të fundit ne aritëm të finalizojmë disa projekte të mëdha në fusha të ndryshme, të cilat kanë çuar në përparim dhe modernizim të madh në punët doganore. Rezultatet që kemi arritur tregojnë se me një entuziazëm të madh, përkushtim dhe besim në kapacitetet e veta, janë arritur qëllimet dhe prioritetet e përcaktuara. Drejtoria Doganore së bashku me Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore mbeten plotësisht të përkushtuara për miratimin dhe zbatimin e instrumenteve dhe standardeve të Organizatës Botërore të Doganave, në mënyrë që të krijojnë kushte më të mira për punët doganore dhe tregtinë ndërkufitare", tha në fjalimin e tij, Drejtori i Drejtorisë  Doganore, Gjoko Tanasoski.

Arritja më e rëndësishme e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut është dixhitalizimi, i cili krijoi kushte për punë doganore pa-letër. Është paraqitur edhe koncepti i Operatorit të Autorizuar  Ekonomik (OAE), duke siguruar një bazë ligjore për pranimin dhe njohjen ndërkombëtare të OAE në nivelin rajonal. Në vendkalimin kufitar Tabanovce-Preshevë me Sërbinë u krijua vendkalimi kufitar i përbashkët  ONESTOPSHOP, me të cilin ndjeshëm u zvogëlua koha dhe shpenzimet për zbatimin e formaliteteve kufitare.

Në hapjen e sotme të konferencës fjalë përshëndetëse kishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikurija dhe Anna Ço  - Drejtore e Shërbimit Doganor të Koreas.

Me rëndësi është që Drejtoria Doganore, kreatorët e politikave dhe studiuesit të mblidhen këtu dhe të diskutojnë për të ardhmen e doganës, aplikimin e teknologjisë në këtë fushë në mënyrë që të përmirësohen kushtet e biznesit, por edhe të mbrohet shoqëria. Me këtë qëllim, do të diskutohen  e-tregtia, përkatësisht përdorimi i të dhënave në sektorin privat dhe analiza e të dhënave doganore do të diskutohet në mënyrë që të mbështesin hapjen e vendit dhe integrimin e tij në sistemin global të doganave dhe tregtisë, tha Kunio Mikurija, Sekretari i Përgjithshëm I Organizatës Botërore të Doganave. Ana Ço, Drejtore e Shërbimit Doganor Koreanë, falënderoi sinqerisht Organizimin e Konferencës së 14-të PIKARD të Organizatës Botërore të Doganave, në Republikën e Maqedonisë së  Veriut, vendi i Nënë Terezës. Ajo gjithashtu theksoi se në ditët e sotme autoritetet doganore duhet t'i përgjigjen mjedisit kompleks të tregtisë të shkaktuar nga rritja e tregtisë midis korporatave shumëkombëshe dhe, ndër të tjera, rritja e transaksioneve ndërkufitare ndërmjet e-tregtësë. Sidoqoftë, këto dhe vështirësitë e tjera nuk mund ti zgjidh secili vend veç e veç. Prandaj, në këtë konferencë, do të ketë prezantime dhe diskutime mbi tema të tilla siç janë analiza e të dhënave, e-tregtia ndërkufitare, bashkëpunimi dhe koordinimi kufitar, të cilat janë në interes parësor të doganave.

PIKARD është një partneritet në kërkimin dhe zhvillimin e doganave, duke bashkuar administratat doganore dhe universitetet nga e gjithë bota. Konferenca e 14-të e këtij viti është me temën "Kufij të zgjuar për tregti të qetë, udhëtime dhe transport", dhe mbahet në Hotel Hilton nga 22 deri në 24.10.2019. Konferenca është e organizuar nga Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shën Kirilit dhe Metodit, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Doganave dhe Doganës së Koresë. Aty marrin pjesë rreth 150 përfaqësues nga 60 shtete të botës, përfaqësues të administratave doganore, Banka Botërore, Komisioni Evropian, komuniteti akademik, si dhe ekspertë dhe përfaqësues të sektorit privat.

20191022_103726
20191022_103726
22102019_PVRSM_Zaev_foto_Svetska konferencija na carinskite upravi_1
22102019_PVRSM_Zaev_foto_Svetska konferencija na carinskite upravi_1
22102019_PVRSM_Zaev_foto_Svetska konferencija na carinskite upravi_2
22102019_PVRSM_Zaev_foto_Svetska konferencija na carinskite upravi_2
22102019_PVRSM_Zaev_foto_Svetska konferencija na carinskite upravi_3
22102019_PVRSM_Zaev_foto_Svetska konferencija na carinskite upravi_3
22102019_PVRSM_Zaev_foto_Svetska konferencija na carinskite upravi_4
22102019_PVRSM_Zaev_foto_Svetska konferencija na carinskite upravi_4
22102019_PVRSM_Zaev_foto_Svetska konferencija na carinskite upravi_5
22102019_PVRSM_Zaev_foto_Svetska konferencija na carinskite upravi_5
22102019_PVRSM_Zaev_foto_Svetska konferencija na carinskite upravi_6
22102019_PVRSM_Zaev_foto_Svetska konferencija na carinskite upravi_6
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7