Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski, Ministrja e Financave Nina Angelovska dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikuria, në oborrin e Drejtorisë doganore sot mbollën pemën e paqes.

Duke shënuar Konferencën e 14-të për partneritet në hulumtimet dhe zhvillimet doganore - PIKARD, e mbajtur në Shkup këtë vit, kjo pemë simbolizon përkushtimin ndaj unitetit në kuadër të familjes së madhe doganore, si dhe angazhimin për zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit të frytshëm deri më tani.

Tema e konferencës tre-ditore është "Kufij të zgjuar për tregti të qetë, udhëtime dhe transport" dhe folës të shumtë eminent diskutojnë për rëndësinë e lëvizjes së shpejtë të njerëzve, mallrave dhe automjeteve përtej kufijve, koordinimin dhe bashkëpunimin midis shërbimeve doganore, e-tregtinë ndërkufitare, dhe vëmendje e veçantë i kushtohet aplikimit të teknologjive të reja në punët doganore. 

VIK_3498
VIK_3505(2)
VIK_3514(3)
Previous Next Play Pause
1 2 3