Sot, me një fjalim përshëndetës të Drejtorit të Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski, Ministrja e Financave Nina Angelovska dhe Prorektorja e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup Biljana Angelovska zyrtarisht u mbyll konferenca tre-ditore PIKARD, e organizuar nga Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë Veriore, në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Shën Kirili dhe Metodi, dhe me mbështetje nga Organizata Botërore e Doganave dhe Dogana e Koreës.

Në mbylljen zyrtare të Konferencës, Drejtori Gjoko Tanasoski theksoi se gjatë këtyre tre ditëve u diskutua për një numër të madh të mundësive për përparimin dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Kontributi i madh për dixhitalizimin e Drejtorisë Doganore u prezentua personalisht nga një pjesë e ekspertëve të cilët gjatë gjith kësaj periudhe janë përkushtuar për zbatimin e sistemeve.

Konferenca PICARD (partneritet në hetimin dhe zhvillimin e doganor) në tre ditët e fundit në një vend ka bashkuar administratat doganore dhe universitetet nga e gjithë bota. Tema e konferencës së 14-të e këtij viti ishte "Kufijtë e zgjuar për tregti të qetë, udhëtime dhe transport". Në konferencë morën pjesë më shumë se 150 përfaqësues nga rreth 50 vende të botës, përfaqsues të administratave doganore, Banka Botërore, Komisioni Evropian, komuniteti akademik, si dhe përfaqësues të sektorit privat.

Konferenca e 15-të e PIKARD-it do të mbahet në Xhamajka në vitin 2020. Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski ia dorëzoi kryesinë Drejtoreshës së Drejtorisë Doganore të Xhamajkës, Znj. Villma Rikets Vallker.

IMG_4720
IMG_4720
IMG_4759
IMG_4759
IMG_4810
IMG_4810
IMG_4849
IMG_4849
IMG_4909
IMG_4909
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5