Историјат

Deri në vitin 1991 shërbimi doganor vepronte vetëm në kuadër të ish Jugosllavisë. Pas mëvetësimit të Republikës së Maqedonisë, më 14 prill të vitit 1992, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë aprovoi Ligjin doganor me të cilin është themeluar Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë, e cila që nga ai çast fitoi sovranitetin dhe kontrollin e mbarë zonës doganore të Republikës së Maqedonisë.

Kjo ditë – 14 prilli, çdo vit e festohet si Dita e doganës.

20 – vjetorin e ekzistimin Drejtoria e doganave e shënoi me lëshimin e monografisë “20 vite për të ardhmen e Maqedonisë” ku është paraqitur mbarë historia e doganës si veprimtari në hapësirat e Republikës së Maqedonisë, nga kohët antike e deri më sot. Po të njëjtin vit 2012 është themeluar edhe Muzeu doganor në kuadër të Drejtorisë qendrore me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë doganore për gjeneratat e ardhshme, si dhe Hapësirën informative të muzeut (HIM) në godinën e aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup.