Fillimi | Rreth nesh Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte|Harta e sajtit
Kërko:
 

 
  Kërkim nëpërmjet doganave  

Dërgoni pyetja, ankesa, sugjerime

 
Kërkim përmes tarifës doganore
  Linja e hapur    Pyetje të parashtruara

 

                                                          
Drejtoria Doganore është organ i administratës shtetërore në përbërje të Ministrisë së Financës në cilësinë e personit juridik. Deri në vitin 1991 shërbimi doganor ka vepruar në kuadër të ish Jugosllavisë, ndërsa me pavarësinë e Republikës së Maqedonisë është formuar edhe Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë. Më 14 prill 1992 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Ligjin doganor me të cilin është themeluar Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë ku nga ai moment ka fituar sovranitetin dhe kontrollin në tërë teritorin doganor të Republikës së Maqedonisë dhe mu kjo ditë festohet si ditë e doganës.
 
Drejtoria doganore kompetencat e veta i zbaton në tërë teritorin e RM, ndërsa selia e saj gjendet në Shkup. Drejtoria doganore punët nga fushëveprimi i saj i kryen përmes Drejtorisë Qendrore dhe Doganat. Drejtoria Qendrore koordinon dhe udhëheq me kompetencat doganore në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa doganat koordinojnë dhe udhëheqin me zonë përkatës dhe të njëjtat themelohen kur atë e kërkon vëllimi dhe struktura e qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve me vend të huaj. Doganat përmes njësive të saj organizative, njësitë doganore kryejnë procedura doganore në qarkullimin e mallrave dhe të udhëtarëve si dhe masa të kontrollit doganore, doganimin e mallrave, ndalimin e importit joligjor, procedura administrative dhe kundërvajtëse, shitjen e mallrave doganor dhe pagesën detyruar të detyrimeve doganore.
 
Drejtoria doganore siguron zbatimin e drejtë të dispozitave nga fushëveprimi i saj të punës.
 
Drejtoria doganore punët nga kompetencat e veta i kryen në pajtim me Ligjin për Drejtorinë Doganore, Ligjin Doganor, Ligjin për Tarifa Doganore, Ligjin për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave nga pronësia intelektuale dhe ligjet tjera, me të cilin rregullohet importi, eksporti dhe tranziti i mallrave, si dhe për kryerjen e aktiviteteve tjera të cilat me ligje tjera janë vendosur në kompetenca.  
 
Kompetencat themelore të Drejtorisë Doganore janë, mbikëqyrja doganore, kontrolli doganor, doganimi i mallrave, zbatimi i kontrollit doganor, masat hetuese dhe kundërzbuluese me qëllim ndalimin, zbulimin dhe hetimin e kundërvajtjeve doganore dhe veprave penale, ngritjen e procedurave sipas kundërvajtjeve doganore dhe kundërvajtjeve tjera, si dhe vepra penale të përcaktuar me ligj, pagesa e dënimeve mandate, përllogaritja dhe pagesa ose kthimi i të dhënave eksportuese dhe importuese dhe kryerjen e kompetencave tjera të përcaktuar me këtë ligj dhe me ligj tjetër.
 
Drejtoria doganore bashkëpunon me Drejtoritë doganore të vendeve tjera në fushën e punës doganore në zbulimin dhe ndalimin e kundërvajtjeve doganore dhe veprave penale nga fusha e punës doganore, trajnimet e nëpunësve doganor, përparimi i zhvillimit teknik, në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuar.
 
Anëtarsim në organizatat ndërkombëtare

Republika e Maqedonisë është anëtare e  Organizatës Botërore të Doganave   (OBD) (e formuar si Këshill për bashkëpunim doganor), e themeluar në vitin 1952 në Bruksel, Belgjikë, nga 1 korriku 1994 merrë pjesë aktive në punën e tij. Qëllimi kryesor i kësaj organizate, në të cilën sot bëjnë pjesë 176 shtete nga e gjithë bota, gjegjësisht shërbimet e tyre doganore, është që të arrijnë nivelin më të lartë të harmonizimit dhe uniformitetin e sistemeve doganore, studimin e problemeve të hasura në zhvillim dhe përmirësimin e teknikave doganore dhe legjislacionit doganor.    

Përmes kësaj organizate vendet anëtare e rrisin bashkëpunimin e tyre doganor në interes të promovimit të tregtisë ndërkombëtare. Një nga funksionet kryesore të Këshillit është dhënia e rekomandimeve për sigurimin e njëtrajtshmërisë në interpretimin dhe zbatimin e konventave të caktuara të lidhur nën patronazhin e saj. Nën patronazhin e saj janë sjellë 12 konventa ndëkombëtare dhe një numër i madh i rekomandimeve.


Republika e Maqedonisë është anëtare e zyrave ndërlidhëse informative rajonale - Regional Intelligence Liaison Offices (RILO)

Nën patronazhin e OBD është krijuar një rrjet e zyrave për shkëmbimin e informacionit zbules doganor, të cilat kanë për qëllim përmes shkëmbimit të tyre në nivel rajonal dhe global, të kontribuojnë në forcimin dhe efikasitetin më të madh në luftën kundër mashtrimeve doganore dhe shkeljes së legjislacionit doganor. Në ndarje rajonale janë themeluar 11 zyra për: Evropën Perendimore, Evropën Lindore dhe Qendrore, Lindja e Mesme, Azija dhe Pacifik, Afrika Lindore, Afrika Veriore, Afrika Perendimore, Afrika Lindore dhe Jugore, Amerika Jugore, Karibi, Amerika Qendrore, dhe Bashkësia e shteteve të pavarura (Rusia dhe 9 republikat e ish BRSS). Maqedonia i takon rajonit të Evropës Lindore dhe Qendrore, me zyre qendrore në Varshavë Poloni.  

Shkëmbimi i të dhënave bëhet përmes sistemit informatik të përgatitur special – rrjeti doganor i të dhënave për ndalimin e krimit (Customs Enforcement Network –  CEN), përmes të cilës, në lidhje me standardet më të larta të siguris dhe brojtjes së të dhënave, është mundësuar qasje në më shumë baza e të dhënave dhe shkëmbimin e drejpërdrejt të mesazheve në mes anëtarëve. Shkëmbimi i informatave paraqesin ndihmë në luftën kundër tregtisë së paligjshme dhe mashrimeve doganore. Bazat e të dhënave i përmbajnë infomacionet për kryerjen e mallrave të konfiskuar në lidhje me shkeljen e legjislacionit doganor.

Republika e Maqedonisë është anëtare e Qendrës Rajonale SECI për luftën kundër krimit ndërkufitar që nga formimi i saj në vitin 1999, gjegjësisht nga viti 2000 me fillimin e punës së tij oficiale. Në punëne e Qendrës marin pjesë 13 shtete anëtare: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgarija, Kroacia, Greqia, Hungaria, Moldavia, Maqedonia, Romania (selia e qendrës është në Bukuresht), Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Mali i Zi. Në punën e tin marrin pjesë 15 shtete si vëzhgues, si dhe shumë organizata dhe institucione ndërkombëtare.  

Qëllimi kryesor i Qendrës është që përmes bashkëpunimit të përbashkët, me shkëmbimin e menjëhershëm dhe të drejpërdrejtë të të dhënave, informatave dhe dokumenteve, nga natyra operative, në mes shërbimeve doganore dhe policore, për të dhënë mbështetjen dhe përmirësimin e luftës kundër të gjitha llojeve të krimit ndër-kufitar.  

Pas hyrjes në fuqi të Konventës për themelimin e Qendrës për zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (South European Law Enforcement Center – SELEC),nënshkruar me 9 dhjetor 2009, Qendra SECI do të riorganizohet, modernizohet dhe emërohet në SELEC.
MK | EN | SQ
 Links

 
 
 Servis

Supported by




| ??????
Vizitorë në këtë moment: 11
Gjithsej vizitorë: 485559

 
Fillimi | Rreth nesh | Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte | Harta e sajtit
©2004 Drejtoria doganore e Republikes se Maqedonise