Fillimi | Rreth nesh Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte|Harta e sajtit
Kërko:
 

 
 Linja e hapur
Në numrin falas 197 Drejtoria doganore ju mundëson të paraqitni paregullsitë në zbatimin e procedurave doganore dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga ana e punonjësve.
 
24 ORË GJATË DITËS
 
THIRJA ËSHTË PA PAGESË DHE ANONIME 
 
 
Puna e qendrës operative kujdestarie
 
Qendra operative kujdestarie e Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë ka filluar me punë në nëntor 2003 me fillimin e punës së linjës telefonike doganore 197. Linja është themeluar për paraqitjen e kontrabandës dhe korrupsionit në doganë dhe më të udhëheq Reparti për koordinim dhe komunikim. Reparti për koordinim dhe komunikim është repart në të cilën detyrë kryesore e kanë pranimin dhe përpunimin e informatave dhe përkrahje logjistike të Sektorit për kontroll dhe hetim dhe nëpunësve doganor.
 
Përveç paraqitjes së kontrabandës dhe korrupsionit në doganë përmes linjës telefonike 197, pjesëmarrësve në procedurat doganore u jepet mundësi për paraqitjen e problemeve gjatë zbatimit të procedurave doganore, për të cilën zgjidhje koordinon dhe ndërmjetëson Reparti për koordinim dhe komunikim.
 
Thirrje në linjen e hapur 197
2008
2009
2010
jan-korr
Informata në lidhje me  korrupsionin dhe sjellje joprofesionale të nëpunësve doganor.
253
176
52
Numri i përgjithshëm i thirrjeve  
96 699
56 936
21 909
 
 
Nga nëntori 2003 deri më korrik 2010 në linjën telefonike janë pranuar afër 363 483 thirrje, nga të cilët 1191 janë informacione për korrupsion dhe sjellje joprofesionale të nëpunësve doganor.
 
Përcaktimi strategjik i Drejtorisë doganore është lufta kundër krimit të organizuar dhe në atë drejtim vazhdimisht punon për edukim përkatës të punonjësve, si dhe pajisjen moderne të shërbimeve. Duke ndjekur trendet botërore të krimit dhe aktiviteteve jolegale nga njëra anë, si dhe praktikat më të mira për luftën kundër të njëjtave nga ana tjetër, Drejtoria doganore në 2008 ka vendosur video mbikëqyrje në njësitë doganore, si një mjet më të sofistifikuar për luftën kundër krimit të organizuar. Me sistemin për video mbikëqyrje, inçizim dhe transmision udhëheq Reparti për koordinim dhe komunikim nga ku bëhet mbikëqyrja live 24/7.

Supported by




| ??????
Vizitorë në këtë moment: 20
Gjithsej vizitorë: 485569

 
Fillimi | Rreth nesh | Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte | Harta e sajtit
©2004 Drejtoria doganore e Republikes se Maqedonise