Fillimi | Rreth nesh Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte|Harta e sajtit
Kërko:
 

 AKTUALE
DEKLARONI PARA

RAPOR PARA [TR]

QENDRA RAJONALE TRAJNUESE
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA


Вести
RIAKTIVIZIM I FUSHATËS – DEKLARONI PARA
 
 
Shkup, 18.12.2015 
 
Rikujtim i udhëtarëve rreth të drejtave dhe detyrimeve të tyre gjatë bartjes së parave nga aspekti doganor
Drejtoria e doganave riaktivizon fushatën rreth informimit të udhëtarëve që hyjnë, dalin ose transitojnë nëpër Republikën e Maqedonisë rreth të drejtave dhe detyrimeve të tyre lidhur me bartjen e parave gjatë hyrjes/daljes, që e kemi filluar në gusht të vitit të kaluar.
 
 
Në kuadër të fushatës janë përpiluar broshura në gjuhën maqedonase, angleze, shqipe dhe turke me informacione për udhëtarët që përshkojnë pikat e kalimeve kufitare rreth rregullores aktuale doganore lidhur me deklarimin e parave dhe një video mesazh që emetohet në ekranet e Aeroporteve Aleksandri i Madh dhe Shën Apostol Pavle në pjesën e kontrollimit të biletave ku udhëtarët kalojnë para se të dalin nga vendi dhe në pjesën e zonës për arritje në monitorët te lentat për bagazh ku udhëtarët presin bagazhin e tyre gjatë hyrjes në vend. Janë përpiluar edhe tabela informuese rreth rregullores doganore në fuqi për qarkullimin e udhëtarëve, respektivisht pranë informacioneve për shumat e lejuara për bartje me vete gjatë hyrjes/daljes nga vendi, të njëjtat përmbajnë informacione rreth sasive të lejuara për importim ose eksportim të prodhimeve të duhanit ose alkoolit, parfumeve, objekteve për përdorim personal, medikamenteve, manarëve etj. Tabelat janë përpiluar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, dhe janë vendosur në të gjitha pikat e kalimeve kufitare.
 
 
Me këtë rast, i rikujtojmë udhëtarët rreth rregullave:
 
 
DEVIZA DHE ÇEQE
 
HYRJE NË VEND
Limiti i bartjes së parave të huaja efektive ose çeqeve gjatë hyrjes në vend arrin deri më 10.000 euro. Nëse keni me vete para të huaja efektive ose çeqe mbi 10.000 euro, detyroheni që ti deklaroni para autoriteteve doganore.
 
DALJE NGA VENDI
Për sa u përket devizave gjatë daljes nga Maqedonia, rezidentët duhet të deklarojnë çdo shumë që tejkalon 2.000 euro për person dhe gjatë kësaj të parashtrojnë vërtetim nga banka e autorizuar ose zyra e këmbimit. Ndalohet nxjerrja jashtë vendit e parave të huaja efektive që tejkalon shumën 10.000 euro nga rezidentët.
Jo rezidentët munden lirisht të nxjerrin jashtë vendit para të huaja efektive ose çeqe në shumë deri në 10.000 euro për person. Nëse nxjerrin jashtë vendit para në shumë mbi 10.000 euro, udhëtarët detyrohen që të parashtrojnë në mbikëqyrje një vërtetim me shkrim ku është evidentuar shuma gjatë hyrjes në vend nga ana e organit doganor.
 
 
DENARË
Gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi lejohet bartja e parave vendore deri më 120.000 denarë.
Jo rezidentët mund të bartin me vete mbi 120.000 denarë, por duhet ti deklarojnë para autoriteteve doganore dhe të parashtrojnë provë në mbikëqyrje para autoritete doganore se mjetet janë blerë/tërhequr nga kontoja bankare në vend ose jashtë tij.
Rezidentëve u ndalohet bartje e parave që tejkalon shumën 120.000 denarë gjatë hyrjes ose daljes nga vendi. Për mos deklarim ose deklarim të gabuar të parave ose çeqeve që udhëtarët i bartin me vete, janë paraparë gjoba. Paratë përkohësisht konfiskohen ose sekuestrohen. Përpos kësaj, ligji parasheh gjoba në të holla në shumë prej 1.000 deri 1.500 euro për persona fizik, 10.000 euro për persona juridik në kundërvlerë denarësh, ndërsa për personin përgjegjës të personit juridik 30% të gjobës së paraparë për personin juridik. Janë paraparë edhe dënime me burg për rastet lidhur me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
 
 
STATISTIKA
Gjatë vitit 2014 në pikat e kalimeve kufitare janë deklaruar 14,7 milion euro, ndërsa gjatë këtij viti (nga 01.01 – 15.12.2015), janë deklaruar përafërsisht 14,7 milion euro.
 
Nga fillimi i këtij viti janë zbuluar 84 tentativa për bartje ilegale përmes kufirit të parave të gatshme në valuta të ndryshme, në kundërvlerë të afro 1 milion e 113 mijë eurove (972.300 euro, 99.200 franga zvicerane, 37.300 dollar amerikan, 5.400 dollar australian, 4.950 dollar kanadez, 3.900 sterlina dhe 126.000 denarë). 
 
Gjatë vitit 2014, në 80 raste, është penguar bartja ilegale e parave të gatshme në kundërvlerë prej afro 1 milion eurove (778.635 euro, 141.400 dollarë amerikan dhe 130.180 franga zvicerane).
 




Prapa 

I krijuar nga Admin në 2015-12-18
MK | EN | SQ

 Lajme


 Links

 
 

 Servis

Supported by




Vizitorë në këtë moment: 13
Gjithsej vizitorë: 485561

 
Fillimi | Rreth nesh | Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte | Harta e sajtit
©2004 Drejtoria doganore e Republikes se Maqedonise