Fillimi | Rreth nesh Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte|Harta e sajtit
Kërko:
 

 AKTUALE
THIRRJE PUBLIKE Nr.2/17
DEKLARONI PARA

RAPOR PARA [TR]

QENDRA RAJONALE TRAJNUESE
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA


Вести
SEKUESTRIM DEVIZASH, IKONASH, MALLI TEKNIK, SHTESASH USHQIMI, FUNGICIDESH DHE FALSIFIKIMESH
 
 
  
Shkup,21.12.2015
 
 
Gjatë javës së kaluar, nëpunësit doganor zbuluan më shumë tentativa për kontrabandë, ku dhe përkohësisht janë mbajtur deviza, ikona, prodhime të reja dhe të përdorura dhe pajisje, veshje, shtesa ushqimi, parfume, kremra, fungicide, insekticide dhe falsifikime.
Përpos këtyre është zbuluar edhe një tentativë për hyrje të udhëtarëve ilegal në vend.
 
Malli i mbajtur është si më poshtë:
 
Deviza
- 2.000 euro, zbulohen gjatë kontrollit personal të një shtetasi të Maqedonisë, i cili duke drejtuar një automobil me targa të Maqedonisë, i paraqitur për dalje nga vendi në pikën e kalimit kufitar Deve Bair. Në xhepin e përparmë të pantallonave të drejtuesit janë gjetur 4.000 euro, për të cilat nuk ka poseduar dokument origjine në mbështetje me dispozitat ligjore, drejtuesit i janë kthyer 2.000 euro, shumë që rezidenti mundet lirisht ta nxjerrë nga vendi, ndërsa për kundërvajtjen e bërë do të parashtrohet kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse.
 
 
Ikona
- 2ikona, nga të cilat njëra me figurën e Shën Arangjelit, e punuar në xham-vitrazh, ndërsa tjetra me figurën e Shën Mërisë, e punuar nga metali dhe druri, zbulohen gjatë kontrollit të një furgoni udhëtarësh, drejtuar nga një shtetas rus, në hyrje të vendit në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë. Ikonat, të mbështjella në një foli mbrojtëse dhe letër, janë gjetur në bagazhin e automjetit. Dy ikonat, vlera e të cilave është vlerësuar rreth 100 mijë denarë, janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër kryerësit do të iniciohet procedurë përkatëse.
 
 
Mall teknik dhe pajisje
- 1 qarkullues i ri i markës GADH 254P, zbulohet gjatë kontrollit të një furgoni pasagjerësh bullgar, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, gjatë hyrjes në vend në pikën e kalimit kufitar Tabanovc autostradë. Qarkulluesi, i gjetur në rendin e tretë të sediljeve, i mbuluar me gjësende personale dhe qese me dhurata, është mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit do të iniciohet procedurë kundërvajtëse.
 
 
- 1 instrument i përdorur elektrik për nivelizim të sipërfaqeve, i markës HILTI PR16, me frekuencë të rrezeve infra të kuqe HILTIРА350, kartë magnetike HILTI PA331 dhe statikë HILTIPA931, zbulohet gjatë kontrollit të një automobili bullgar, drejtuar nga një shtetas bullgar, gjatë hyrjes në vend në pikën e kalimit kufitar Deve Bair. Prodhimet e padeklaruara, të gjetura në një valixhe plastike, në bagazhin e automjetit, janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit do të parashtrohet kërkesë për ngritjen e procedurës për kundërvajtje.
 
 
- 3 mikserë të përdorur (EuropowerPMX3000, MackieCFX16 MixerdheYamaha), zbulohen gjatë kontrollit të një automobili të Maqedonisë, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, gjatë hyrjes në vend në pikën e kalimit kufitar Bllacë. Mikserët janë gjetur në bagazhin e automjetit, janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit do të inicohet procedurë për kundërvajtje.  
                                  
                                                                                 
Mall tjetër
- 276 pantallona femrash nga pambuku, zbulohen gjatë kontrollit të prodhimeve të tekstilit destinuar për një importues nga Koçani, deklaruar për import përpunimi të brendshëm pranë zyrës doganore Shtip. Malli i padeklaruar është mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër importuesit është ngritur procedurë kundërvajtjeje.
 
 
- 6,25 kg (25 paketime me nga 250 gram) fungicid Trianum P dhe 1 kilogram (2 paketime me nga 500 gram) insekticid Bactospeine WG, zbulohen nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një automobili të Maqedonisë, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, gjatë hyrjes në vend në pikën e kalimit kufitar Dojran. Prodhimet e padeklaruara janë gjetur në hapësirën për pajisje në bagazhin e automjetit, në pjesën e ndërtuar për mbajtësin për dorë mes sediljeve të përparme, te sirtari për dokumente dhe në xhepin e palltos vendosur në sedijen e pasme të automjetit. Fungicitët dhe insekticidët janë mbajtur përkohësisht ndërsa kundër drejtuesit është parashtruar kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse.
 
 
- 2,5 litra xhel për të pirë LR-ALOE VERA-Honey, LR-MIND MASTER dhe LR ALOE VERA-Sivera, 120 kapsula shtesë ushqimi LRPROBIOTIC 12, 15 parfume meshkujsh LR CLASSICS dhe LR BRUCE WILLISme nga 50 ml, 240 kapsula për imunitet LR SUPER OMEGA 3 ACTIV, 4 pasta dhëmbësh LR MICRO SILVER PLUS me nga 75 mldhe 4 kremra duarsh LRALOEVERA-specialcareme nga 100 ml, zbulohen gjatë kontrollit të një automobili të Maqedonisë, me të cilin gjatë hyrjes në vend, në pikën e kalimit kufitar Deve Bair, është paraqitur një shtetase e Maqedonisë. Prodhimet e padeklaruara, të gjetura në një valixhe në bagazhin e automjetit, janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër udhëtares është iniciuar kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse.
 
 
Mall për të cilin ka dyshime se cenon të drejtat e pronësisë intelektuale
- 1.248 lodra fëmijësh me shenja të markave të mbrojtura tregtare, zbulohen nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të mallit me origjinë kineze, destinuar për një importues nga Shkupi, deklaruar për zhdoganim importi në zyrën doganore Shkup 4. Vlera e tregut të prodhimeve të dyshimta është vlerësuar me afro 560 mijë denarë, nëse do të shiteshin si origjinale.
Lodrat janë mbajtur përkohësisht nga dyshimi se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe në mbështetje me dispozitat ligjore, Drejtoria e doganave do të filloj procedurë për konstatimin e origjinalitetit të tyre.
 
Emigrantë
Në stacionin hekurudhor Gjevgjeli, nëpunësit doganor penguan një tentativë për hyrjen ilegale në vend të 21 udhëtari. Emigrantët ilegal, që nuk kanë pasur dokumente identifikimi dhe nuk dihet se nga cili vend vijnë, janë gjetur te vagoni i fundit i trenit maunë me vagonë bosh, gjatë hyrjes në vend. Rasti u është dorëzuar shërbimeve policore të stacionit hekurudhor për procedime të mëtejme.




Prapa 

I krijuar nga Admin në 2015-12-21
MK | EN | SQ

 Lajme


 Links

 
 

 Servis

Supported by




Vizitorë në këtë moment: 8
Gjithsej vizitorë: 491726

 
Fillimi | Rreth nesh | Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte | Harta e sajtit
©2004 Drejtoria doganore e Republikes se Maqedonise