Fillimi | Rreth nesh Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte|Harta e sajtit
Kërko:
 

 AKTUALE
DEKLARONI PARA

RAPOR PARA [TR]

QENDRA RAJONALE TRAJNUESE
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA


Вести
NË TABANOC PENGOHET KONTRABANDË E 4,5 KG MARIHUANE
 
 
 
Shkup, 23.12.2015
 
  
Nëpunësit doganor nga Seksioni për punë operative (ekipet mobile) mbrëmë, më datë 22.12.2015, penguan një tentativë për kontrabandë të rreth 4,5 kg marihuanë.
 
Gjatë kontrollit të detajuar, me asistencën e qenit doganor, në një veturë Audi A6 kamionçinë me targa shqiptare të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas shqiptar i cili ka udhëtuar së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tij të mitur, në një bunker të bërë special në pjesën e poshtme të automjetit, pas parakolpit të pasëm janë gjetur 3 paketime të mbushura me materie të gjelbër barishtore, për të cilën pas kontrollimit me tester për drogë NIK është konstatuar se bëhet fjalë për marihuanë me peshë rreth 4,5 kilogramë.
 
 
E gjithë lënda i është dorëzuar Seksionit të hetuesisë për procedurë të mëtejme.
 
Nga masat e zbatuara parahetimore është konstatuar se droga është ngarkuar nga Shqipëria – zona e Lushnjës dhe e njëjta është destinuar për tregun e Evropës perëndimore. I denoncuari ka transportuar marihuanën për një kompensim të caktuar në të holla që është dashur ti paguhet pasi që ti’a dorëzoj personit në Gjermani.
 
 
Vlera e kësaj sasie në narko-tregun me shumicë do të arrinte deri më 27.000 euro.
Drejtoria e doganave do të parashtroj padi penale deri te prokuroria kompetente publike, ndërsa personi i dyshuar do të nxirret para gjykatës në procedurë paraprake për shkak të dyshimit kryesor se i dyshuari ka kryer vepër penale “Prodhim të paautorizuar dhe lirim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve”.
                                                                           
 




Prapa 

I krijuar nga Admin në 2015-12-23
MK | EN | SQ

 Lajme


 Links

 
 

 Servis

Supported by




Vizitorë në këtë moment: 16
Gjithsej vizitorë: 485564

 
Fillimi | Rreth nesh | Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte | Harta e sajtit
©2004 Drejtoria doganore e Republikes se Maqedonise