Fillimi | Rreth nesh Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte|Harta e sajtit
Kërko:
 

 AKTUALE
THIRRJE PUBLIKE Nr.2/17
DEKLARONI PARA

RAPOR PARA [TR]

QENDRA RAJONALE TRAJNUESE
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA


Вести
ADERIMI I REPUBLIKËS SË SERBISË DREJT KONVENTËS PËR PROCEDURË TË PËRBASHKËT TRANSITI
 
 


24.12.2015

Nga 1 shkurti i vitit 2016, Republika e Serbisë do të bëhet anëtare e plotë e Konventës së procedurës së përbashkët të Transitit me çka në mënyrë domethënëse do të përshpejtohet dhe thjeshtësohet zbatimi i procedurës së transitit dhe do të reduktohen shpenzimet e lëvizjeve të transitit që përshkojnë Republikën e Serbisë.
Me aderimin e Republikës së Serbisë drejt Konventës mundësohet zbatimi i operacioneve mes palëve kontraktuese të Konventës, pa ndërprerje të të njëjtave gjatë hyrjes në Republikën e Serbisë.
Me qëllim nga 1 shkurti plotësisht të përdoren mundësitë për thjeshtësimin dhe përshpejtimin e formaliteteve të transitit dhe reduktimin e shpenzimeve gjatë zbatimit të operacioneve të transitit që kalojnë nëpër Republikën e Serbisë, Drejtoria e doganave filloi me marrjen e masave të duhura për rregullimin e Sistemit të ri të kompjuterizuar të transitit.
Që të zbatohen operacionet e përbashkëta të transitit që do të kalojnë nëpër Republikën e Serbisë është e domosdoshme që të bëhen ndryshime përkatëse te dokumentet e garancisë për shkak të zgjerimit të vlefshmërisë së tyre edhe për Republikën e Serbisë. Për këtë qellim, duhet që garantët në Republikën e Maqedonisë të sigurohen persona për kontakt në Republikën e Serbisë që nga ana e garantëve do të bëhen të autorizuar për pranimin e çdo lajmërimi që janë destinuar për garantët dhe në bazë të kërkesës së parashtruar nga detyruesit të lëshojnë anekse përkatës të garancive të përhershme për shkak të ndryshimeve të pikës 1 nga garancia me të cilën do të nënvizohet Republika e Serbisë si palë kontraktuese e Konventës në favor të së cilit lëshohet garancia dhe ndryshimet në pikën 4 për shkak të shtimit të të dhënave për personat e Kontaktit në Republikën e Serbisë.

Që të njoftohen më konkretisht detyruesit kryesor me ndryshimet paraprake, Drejtoria e doganave i fton në një mbledhje pune që do të mbahet më datë 28.12.2015 (e hënë), në ora 14 në amfiteatër në ndërtesën e vjetër të Drejtorisë së doganave.





Prapa 

I krijuar nga Admin në 2015-12-24
MK | EN | SQ

 Lajme


 Links

 
 

 Servis

Supported by




Vizitorë në këtë moment: 6
Gjithsej vizitorë: 491724

 
Fillimi | Rreth nesh | Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte | Harta e sajtit
©2004 Drejtoria doganore e Republikes se Maqedonise