Fillimi | Rreth nesh Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte|Harta e sajtit
Kërko:
 

 AKTUALE
THIRRJE PUBLIKE Nr.2/17
DEKLARONI PARA

RAPOR PARA [TR]

QENDRA RAJONALE TRAJNUESE
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA


Вести
MBAHET MBLEDHJE E RREGULLT E TRUPIT KËSHILLËDHËNËS
 
 
 
Shkup, 28.12.2015
 
 
Më datë 24.12.2015 është mbajtur mbledhje e rregullt e Trupit këshillëdhënës ku janë shqyrtuar më shumë çështje nga fusha e punës doganore dhe kërkesa të komunitetit afarist.
 
 
Në mbledhje, përfaqësuesve të komunitetit afarist u janë prezantuar udhëzimet më të reja që i sjell Drejtoria e doganave në drejtim të lehtësimit të mëtejmë të procedurave doganore dhe përshpejtim të zbatimit të tyre. Në Drejtorinë e doganave në procedurë të sjelljes së Udhëzimeve të reja për pranues të autorizuar dhe dërgues të autorizuar, Udhëzim për import të përpunimit aktiv dhe Udhëzim për mënyrën e vërtetimit të mallit që është nxjerrë nga zona doganore e Republikës së Maqedonisë gjatë zbatimit të procedurës së importit-transitit.
 
 
Në këtë mbledhje një diskutim i veçantë është mbajtur rreth mënyrës së mbarëvajtjes së procedurës doganore lidhur me poseduesit e aprovimeve për zhdoganim lokal, si dhe poseduesve të aprovimeve për import të përpunimit aktiv. Duke pasur parasysh se numri më i madh i poseduesve të aprovimeve për import të përpunimit aktiv janë të natyrës së industrisë së tekstilit, Grumbulli i tekstilit shprehu kënaqësinë e anëtarëve nga aktivitetet e Drejtorisë së doganave për thjeshtësimin dhe përshpejtimin e procedurës së zhdoganimit dhe mbarëvajtjes së evidencës për procedurë.
 
Përfaqësuesit e komunitetit afarist propozuan aktivitete të mëtejme për përmirësimin e gjendjes së pikave kufitare në kuptim të reduktimit të kohës së pritjes, si dhe përmirësimit të kushteve të caktuar teknik. Njashtu është biseduar edhe për nismën e vendosjes së kontrolleve të përbashkët në pikat e kalimeve kufitare me vendet fqinje.
 
Drejtoria e doganave ka prezantuar edhe rezultatet e Projektit për matjen e kohës së zhdoganimit dhe lëshimit të mallrave, ndërsa ka informuar edhe për çështje tjera aktuale.
 




Prapa 

I krijuar nga Admin në 2015-12-28
MK | EN | SQ

 Lajme


 Links

 
 

 Servis

Supported by




Vizitorë në këtë moment: 15
Gjithsej vizitorë: 491733

 
Fillimi | Rreth nesh | Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte | Harta e sajtit
©2004 Drejtoria doganore e Republikes se Maqedonise