Fillimi | Rreth nesh Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte|Harta e sajtit
Kërko:
 

 AKTUALE
THIRRJE PUBLIKE Nr.2/17
DEKLARONI PARA

RAPOR PARA [TR]

QENDRA RAJONALE TRAJNUESE
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA


Вести
SEKUESTROHEN FALSIFIKIME, DEVIZA, BARNA, PJESË MAKINASH INDUSTRIALE, FISHEKZJARRË DHE QEN
 
 
 
Shkup,28.12.2015
 
  
Javën e kaluar nëpunësit doganor zbuluan më shumë tentativa për kontrabandë, ku përkohësisht janë mbajtur falsifikime, deviza, eho-aparat, barna, pjesë makinash industriale, pjesë për telefona mobil, rimorkio kampingu, pjesë makinash, prodhime fishekzjarrësh, pistoletë ajrore, qen, tullumbace, veshje dhe peceta.
 
Malli i mbajtur është si më poshtë:
 
Mall për të cilin ka dyshime se shkel të drejtat e pronësisë intelektuale
- 2.280 litra mjete pastrimi dhe 2.000 kushineta topin me shenja të markave të mbrojtura tregtare, zbulohen në dy raste të ndarë, gjatë kontrollit të mallit të deklaruar për zhdoganim importi në degën doganore Ghevgjeli.
Te rasti i parë, gjatë kontrollit të mallit me origjinë kineze, destinuar për një importues nga Kavadari, zbulohen 2.000 kushineta topin, vlera e tregut e të cilave është vlerësuar afro 2 milion denarë, nëse do të shiteshin si origjinal.
Te rasti i dytë, gjatë kontrollit të mallit me origjinë turke, destinuar për një importues nga Shkupi, zbulohen 2.280 mjete të dyshimta pastrimi.
- 186 çanta dhe 105 pizhame për fëmijë me shenja të markave të mbrojtura tregtare, zbulohen nga ana e ekipeve mobile doganore, gjatë kontrollit të një kamioni turk të ngarkuar me mall me origjinë turke, destinuar për një importues kosovar, i paraqitur për dalje nga vendi në pikën e kalimit kufitar Bllacë. Vlera e tregut të prodhimeve të dyshimta vlerësohet me afro 1,2 milion denarë, nëse do të shiteshin si origjinal.
Te të tre rastet prodhimet janë mbajtur përkohësisht nga dyshimi se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe bazuar në dispozitat ligjore, Drejtoria e doganave filloi procedura për konstatimin e origjinalitetit të tyre.
 
Deviza
- 9.000 euro zbulohen gjatë kontrollit të një automjeti me regjistrim shqiptar, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, në hyrje të vendit në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë. Drejtuesi ka deklaruar se me vete ka 6.000 euro, por gjatë kontrollit, në çantën e dorës janë gjetur 11.000 euro për të cilat nuk ka poseduar dokument origjine. Mbështetur në dispozitat ligjore, drejtuesit i janë kthyer 2.000 euro, shumë që rezidenti mundet ta nxjerrë lirisht jashtë vendit, ndërsa për kundërvajtjen e kryer është parashtruar kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse. 
 
 
Pajisje mjekësore dhe barna
- 1 eho-aparat i përdorur i markës TOSHIBATOSBEEmodel SSA-240A, zbulohet gjatë kontrollit të një furgoni pasagjerësh zviceran, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, në hyrje të vendit në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë. Eho-aparati, zbulohet në bagazhin e automjetit dhe përkohësisht mbahet, ndërsa kundër drejtuesit është iniciuar procedurë përkatëse.
 
 
- 20 shishe me pluhur injeksionesh CONTRALOC 40 mg pantoprazol dhe 14 tableta CONTRACOL 20 mg pantoprazol, zbulohen gjatë kontrollit të një autobusi me targa serbe të regjistrimit, në hyrje të vendit në pikën e kalimit kufitar Bllacë. Ilaçet, zbulohen në një qese pas sediljes së drejtuesit dhe janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit është inicuar procedurë e kundërvajtjes. 
 
 
Pjesë makinash industriale dhe telefona
- 1.626 pjesë të ndryshime makinash industriale (pllaka elektronike dhe elemente, mikro kontrollues, ekrane, manometra, kamera, kushineta dhe gjilpëra) dhe 1 aparat për saldim, zbulohen gjatë kontrollit të një kamioni maqedonas, drejtuar nga një shtetas maqedonas, në dalje të vendit në pikën e kalimit kufitar Dojran. Prodhimet e padeklaruara janë gjetur te kabina e automjetit. Prodhimet janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit është iniciuar procedurë përkatëse.
- 2.943 ekrane të përdorur me prekje për telefona mobil dhe pajisje tablete, zbulohen në aeroportin e Shkupit Aleksandri i Madh, gjatë kontrollit të valixheve të një shtetasi të Maqedonisë që ka pasur të fluturoj për Stamboll. Prodhimet e padeklaruara janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër udhëtarit është iniciuar procedurë për kundërvajtje.
 
 
Rimorkio-kampingu dhe pjesë makinash
- 1 rimorkio-parkingu, e deklaruar për zhdoganim importi të zyrës doganore Novo Sellë – njësiti për zhdoganim malli, nga ana e personit fizik – shtetas i Maqedonisë, për të cilën nëpunësit doganor kanë konstatuar de emri dhe numri i shasisë së rimorkios nuk korrespondojnë me të dhënat e nënvizuar te patenta e qarkullimit dhe kontratës shitblerëse. Rimorkio është mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër pronarit është iniciuar procedurë përkatëse.
 
 
- 1 turbinë kompresor për mercedes për motor me benzinë është zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti me targa gjermane të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas i Greqisë, në hyrje të vendit në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë. Turbina është gjetur në hapësirën mes sediljeve të pasme, mbuluar me veshje, dhe e njëjta është mbajtur përkohësisht. Kundër drejtuesit është iniciuar procedurë përkatëse. 
 
 
Fishekzjarrë dhe pistoletë ajrore
- 694 prodhime fishekzjarrësh (fishekzjarrë dhe fakele) PIRAT, BIG TRIANGLE CRACKER,ENIGMA FIREWORKS FAKLAdhe tjera, zbulohen gjatë kontrollit të një automjeti bullgar, me të cilin për hyrje në vend në pikën e kalimit kufitar Deve Bair janë paraqitur tre shtetas të Maqedonisë. Prodhimet e fishekzjarrëve janë gjetur në një çantë kanavace, akomoduar në sediljen e pasme, dhe në qese, akomoduar në bagazh. Prodhimet e padeklaruara që i kanë takuar drejtuesit janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër kryerësit është iniciuar procedurë përkatëse. 
 
 
- 1 pistoletë ajrore WaltherCP99 është zbuluar gjatë kontrollit të një automobili gjerman, drejtuar nga një shtetas grek me qëndrim të përkohshëm në Gjermani, gjatë hyrjes në vend në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë. Pistoleta është gjetur në një qese najloni me punë personale të drejtuesit, akomoduar në bagazh dhe është mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit është iniciuar procedurë kundërvajtëse. 
 
 
Kafshë
- 3 qenusha të racës Kane korso, Bariu belg dhe Goniç posar janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti me targa maqedonase të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, në dalje të vendit në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë. Qenushët, për të cilët drejtuesi nuk ka poseduar dokumente dhe nuk kanë pasur mikroçip identifikimi janë zbuluar në kafaz plastike, në bagazh të automjetit. Kundër drejtuesit është iniciuar procedurë përkatëse.
 
 
Mall tjetër
- 20 palë xhinse dhe 360 tullumbaca, zbulohen në dy raste të ndarë, gjatë kontrollit të dy automobilave, në hyrje të vendit në pikën e kalimit kufitar Bllacë.
Te rasti i parë, gjatë kontrollit të një automjeti të Maqedonisë, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, në qese, vendosur në bagazhin e automjetit, janë gjetur 20 palë xhinse. Të njëjtat janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër kryerësit është ngritur procedurë kundërvajtëse.
 
 
Te rasti i dytë, gjatë kontrollit të një automjeti kosovar, drejtuar nga shtetas i njëjtë, në një valixhe të zbuluar në bagazh, gjenden 360 tullumbace. Të njëjtit janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit është parashtruar padi kundërvajtëse. Njëkohësisht, nga dyshimi se ka mundësi cenimi të drejtash të pronësisë intelektuale, do të inicohet edhe procedura e provimit të origjinalitetit.
- 1.920 peceta letre, zbulohen gjatë kontrollit të mallit me origjinë kroate, destinuar për një kompani importi nga Shkupi, deklaruar për zhdoganim importi në zyrën doganore Shkup 2. Mallrat e padeklaruar janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër importuesit është ngritur procedurë e kundërvajtjes.
 
 




Prapa 

I krijuar nga Admin në 2015-12-28
MK | EN | SQ

 Lajme


 Links

 
 

 Servis

Supported by




Vizitorë në këtë moment: 11
Gjithsej vizitorë: 491729

 
Fillimi | Rreth nesh | Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte | Harta e sajtit
©2004 Drejtoria doganore e Republikes se Maqedonise