Fillimi | Rreth nesh Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte|Harta e sajtit
Kërko:
 

 AKTUALE
DEKLARONI PARA

RAPOR PARA [TR]

QENDRA RAJONALE TRAJNUESE
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA


Вести
THIRRJE PUBLIKE
 
 

Në baze të nenit 42 paragrafit 3  të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi komunale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 78/15, 106/15 dhe 153/15) dhe Vendimit për dhënien e pëlqimit për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportimin e hedhurinave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 142/16), Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë, shpall:


THIRRJE PUBLIKE
për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportim të hedhurinave


Kriterium për zgjedhjen e personit juridik është marrja sa më e shpejtë e sendeve të lujtshme lëndë të kësaj thirrjeje publike në afatin sa më të shkurtër të mundshëm.
Marrja e sendeve të lujtshme bëhet pa kompenzim.
Personi juridik i zgjedhur në thirrjen publike ka për obligim që të kryej marrjen e sendeve të lujtshme lëndë të kësaj thirrjeje publike nga lokacionet e dhëna dhe të njëjtat ti  transportoj si hedhurina në mënyrë përkatëse, në pajtim me dispozitat ligjore.
Sendet e luajtshme gjinden në Drejtorinë doganore në Shkup, Doganën e Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë.
Të drejtë për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë të gjithë personat juridik të vendit, të cilët posedojnë Leje valide për mbledhjen dhe/ose transportimin e hedhurinave, e dhënë nga organi kompetent.
Personi për kontakt lidhur me thirrjen publike: Zulqufli Jashari, tel. 071 740 013, adresa elektronike:  zulqufli.jashari@customs.gov.mk
Informacione më të hollësishme për sendet e lujtshme (lista e sendeve të lujtshme), si dhe dokumentacioni i nevojshëm lidhur me thirrjen publike mund të merret personalisht nga hapësirat e Drejtorisë doganore, Sektori për punë administrative dhe teknike, rr. “Llazar Liçenoski” nr.13–1000 Shkup ose nëpërmjet këtij linku  http://www.customs.gov.mk i shpallur në faqen e internetit të Drejtorisë doganore.
Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve për pjesëmarrje është deri më 10.10.2016 në ora 16:30.

Инструкција по јавен повик






Prapa 

I krijuar nga Admin2 në 2016-10-06
MK | EN | SQ

 Lajme


 Links

 
 

 Servis

Supported by




Vizitorë në këtë moment: 12
Gjithsej vizitorë: 485560

 
Fillimi | Rreth nesh | Pasagjeret | Bashkesia e biznesit | Kontakte | Harta e sajtit
©2004 Drejtoria doganore e Republikes se Maqedonise